Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Prill 2025 – Receta/ Përfshirja e psikologes në politikë/ Maska natyrale

10 Prill, 16:36 | Përditesimi: 10 Prill, 16:36

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Speca të mbushur / Mëlçi tigani me domate / Turshi me pomodor, qepë dhe karrota.

Edlira Dyrmishaj është një figurë e njohur jo vetëm për përkushtimin në fushën e shëndetit mendor, por edhe për qëndrimet e saj të qarta si grua myslimane me shami. Së fundmi, ajo ka vendosur të përfshihet në jetën politike të vendit, dhe sot flasim me të si për këtë hap të rëndësishëm, ashtu edhe për një temë shumë të ndjeshme që prek shumëkënd: Si të përballojmë emocionalisht një lajm të rëndë për shëndetin tonë apo të një të afërmi. Cili është reagimi i parë emocional dhe si mund ta përballojmë më mirë? Cilat janë mekanizmat e thjeshtë që mund të përdorim për të mos lejuar panikun dhe ankthin të na dominojë? Si mund të ndihmojmë gjithashtu një familjar që sapo ka marrë një lajm të rëndë për shëndetin e tij? Në studion e “Rreze Dielli” japim mesazhe dhe këshilla tepër të vlefshme për këdo.

Në "Bëje vetë" realizojmë maskën e famshme japoneze për fytyrë rinore si dhe tregojmë 'sekretin' si të zbusni thembrat e këmbëve dhe plasaritjet e tyre me përbërës shtëpie.

MC/Shqiptarja.com