Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona me mish viçi / Supë me karrota, fidhe dhe kos.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 10-16 qershor 2024, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë që kërkon vëmendje në çështjet e punës dhe në firmosje kontratash. Është një javë me ndikime të forta planetare ku nuk lejohen gabimet. Kujdes nga manipulimet! Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë më tepër kujdes?
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për nervin shiatik, çfarë është, si shkaktohet dhimbja dhe cilat janë kurat natyrale më efektive. Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup, ai është aq i trashë sa një prej gishtërinjve tanë kur arrin në pjesën e shpinës. Ai pastaj kalon nga pjesa e prapme drejt ijeve dhe poshtë tek këmba nga ku ndahet në gju në dy degë. Çdo këmbë ka nervin e tij shiatik. Dhimbja e nervit shiatik mund të ndihet thellë në pjesën e prapme, me dhimbje që shkon drejt shpinës dhe poshtë për në këmbë, nganjëherë edhe në shputën e këmbës. Dhimbja mund të jetë e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash, “gjemba” apo mpirje. Gjithashtu kemi dobësi të muskujve të këmbës, dhimbje shpuese vetëm e njërës këmbë ose shpinës në njërin krah, dhimbje të forta në njërin krah të çapokut, te muskuli piriformis, ose ndezje. Në studion e "Rreze Dielli" Merja tregon gabimet që bëhen më së shumti si dhe kurat natyrale për qetësimin e dhimbjeve të nervit shiatik.