Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kek me kumbulla / Fileto pule me verë e limon / Pilaf tradicional me gjalpë.
Në rubrikën "Bëje vetë”, Niki dhe Stela na tregojnë se për një lëkurë të bukur dhe plot shkëlqim, ndonjëherë nuk na duhet të kërkojmë shumë larg! Sot ato sjellin disa maska të thjeshta që mund t’i përgatisim në kushtet e shtëpisë, me përbërës që i kemi lehtësisht në kuzhinë. Një prej tyre është edhe receta e vjetër e gjysheve, me vezë dhe sheqer, që premton një lëkurë të hidratuar, të lëmuar dhe me shkëlqim. Por jo vetëm përbërësit kanë rëndësi, shumë rëndësi ka edhe mënyra se si e aplikojmë maskën. Niki dhe Stela tregojnë në “Rreze Dielli” hap pas hapi si të realizojmë një nga maskat më efikase për fytyrën si dhe një super maskë të shpejtë për zbutjen e thembrave të plasaritura.




















