Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me mish pule dhe oriz / Supë pule me oriz / Tavë me patate, vezë dhe djathë / Papare e aromatizuar.
Siguria ushqimore është një nga çështjet më të rëndësishme për shëndetin tonë që do të thotë të prodhosh, ruash, të përgatisësh e ta shërbesh ushqimin në mënyrën e duhur, në mënyrë që vlerat ushqimore të tij apo kushtet higjenike të mbeten të paprekura dhe të ushqejnë organizmin. Me morinë e produkteve që qarkullojnë sot në botë, duket se misioni i një bote me ushqim të sigurt dhe brenda standarteve është më i vështirë se kurrë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 1 në 10 persona sëmuret pikërisht nga ushqimi i kontaminuar. Ushqimi i pa sigurt mund të shkaktojë rreth 200 sëmundje që nisin nga ato kancerogjenet e deri tek problemet me tretjen. Bakteret që mund të formohen tek ushqimi janë të panumërta, prandaj edhe rreziku që vjen nga to është i madh. Flasim në studion e “Rreze Dielli” me teknologun ushqimor Prof. Dr. Kapllan Sulaj, Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, pikërisht për këtë problematikë, cilat janë ato ushqime dhe produkte ku jemi më të rrezikuar dhe ku duhet të tregojë më shumë kujdes konsumatori.
Në rubrikën "Bëje vetë" me gazetaren Eni Dare, e cila është e apasionuar dhe pas krijimeve artistike tregojmë disa ide si të ricikloni lodrat e fëmijëve duke krijuar me to lodra të reja atraktive, si të bëjmë art me tulin e bukës si dhe si të realizojmë një sapun xhepi për gjithë ditën.