Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe fshati me perime dhe sallam / Byrek me gjizë me petë të hapura vetë sipas traditës turke/ Supë e ftohtë kremoze me domate.
Si ta nisim ditën me pozitivitet dhe energji të mirë? Pse bukuria jonë e jashtme varet nga bukuria e brendshme? Si të jetojmë një jetë të balancuar mes trupit, mendjes dhe shpirtit? Në studion e “Rreze Dielli” flasim për balancën që duhet të ekzistojë mes botës së brendshme dhe asaj të jashtme. Mentorët dhe trajnerët e jetës në kohët e sotme janë personat që kanë ndikim në mënyrën sesi duhet ta organizojmë kohën cilësore në jetën tonë. Eglent Bici, investitor dhe trainer coach, rrëfeu eksperiencën e tij të nisjes së ditës me mendimet që ushqejnë trurin dhe shpirtin. Ndërsa Donika Gunther, këshilluese jete dhe mësuese në Amerikë tregoi disa mënyra praktike sesi të mposhtim energjinë negative dhe njerëzit toksikë nga jeta jonë. Dermatologia Brunilda Bardhi nënvizoi se për të pasur një bukuri të plotë dhe tërheqëse, është e rëndësishme të punojmë në zhvillimin dhe pasurimin e brendësisë sonë, si dhe të trajtojmë të tjerët me mirësi dhe dashuri. Vetëm atëherë bukuria jonë e jashtme do të përmbledhë esencën dhe shkëlqimin e vërtetë të brendësisë sonë.