Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Maj 2026 – Receta/ Zbokthi, shkaktarët dhe trajtimi natyral / Çaji i Hibiskusit

11 Maj, 15:56 | Përditesimi: 11 Maj, 15:56

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me petë të pjekura dhe lëng kockash / Gjellë me barbunja dhe kumbulla jeshile / Petulla me gjizë.

Zbokthi nuk është vetëm një shqetësim estetik, por shpesh edhe një sinjal që trupi jep për probleme që lidhen me stresin, hormonet, ushqyerjen apo shëndetin e zorrëve. Kruajtja, luspat dhe irritimi i skalpit mund të ndikojnë jo vetëm në pamjen e jashtme, por edhe në vetëbesimin dhe cilësinë e jetës së përditshme. Por çfarë është në të vërtetë zbokthi, pse shfaqet ai dhe si mund ta mbajmë nën kontroll? Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon faktorët që ndikojnë në përkeqësimin e skalpit të kokës dhe zbokthit, si edhe bimët dhe kujdesin natyral që ndihmojnë në largimin e tij dhe në mbajtjen e një skalpi të shëndetshëm.

Çaji i hibiskusit po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një nga pijet natyrale më të fuqishme për organizmin, falë vlerave të larta antioksiduese dhe ndikimit pozitiv në shëndet. Me ngjyrën e tij karakteristike të kuqe dhe shijen freskuese, ky çaj përdoret prej shekujsh në mjekësinë popullore për të ndihmuar zemrën, tensionin e gjakut, imunitetin dhe pastrimin e organizmit. Por cilat janë në të vërtetë sekretet e hibiskusit dhe si duhet përdorur ai? Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon përfitimet e këtij çaji, mënyrën e përdorimit dhe rastet kur ai rekomandohet më shumë.

MC/Shqiptarja.com