Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Yshmer i kripur, qumështor me petë të pjekura / Paçe e Dibrës / Qofte me fasule.
Të rrisësh fëmijë në ditët e sotme është vërtetë një sfidë e madhe për prindërit për shkak të shumë faktorëve të ndryshëm si teknologjia, konkurimi dhe presioni shoqëror, stresi dhe orari i ngarkuar, ndikimi i mediave sociale por dhe ndryshimet në familjet moderne. Roli i prindërit bëhet gjithnjë e më i vështirë për të siguruar një mbështetje emocionale dhe një mjedis të dashur dhe të sigurtë për fëmijët e tyre. Në studion e “Rreze Dielli” pediatrja e njohur Lira Gjika tregon se cilat janë tre gabimet më të mëdha që bëjnë sot prindërit në rritjen e fëmijës. Cili është ‘çelësi’ i suksesit?
Nga jeta në Romë dhe eksperienca në një fermë, Rigelsa Cybi rrëfen eksperiencën e saj në ‘Ferma Vip’ banorët me të cilët do ketë miqësi jashtë dhe rolet në dy filma si protagoniste kryesore... Rigelsa Cybi, një talent i ri 27 vjeç, me origjinë nga Shqipëria por e rritur në Romë, fituese e ‘Miss Earth Albania’ në vitin 2022 dhe ‘Miss Bikini’, e dashuruar pas artit dhe aktrimit. Së fundmi Rigelsa ishte pjesë e formatit “Ferma Vip” ku u spikat në sfidat dhe në interaktivitetin e saj me banorët e tjerë. Në studion e “Rreze Dielli” Rigelsa na rrëfen eksperiencën e saj në fermë, marrëdhëniet me banonët e tjerë dhe pengun e saj më të madh… Gjithashtu mësojmë se së shpejti në kinematë Italiane do të shfaqet dhe filmi “La Pietra della Veggenza” ku pjesë e kastit të aktorëve më të famshëm italian është dhe Rigelsa. E apasionuar pas roleve aksion, Rigelsa shquhet për praninë e saj në skenë dhe përkushtimin ndaj ekselencës interpretuese.