Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lazanja me mish pule dhe kërpudha / Pulë e përgatitur me birrë / Bishtaja me vezë.
“Koha për t’u kthyer në shtëpi”, një film dokumentar kushtuar genocidit grek mbi popullsinë e pafajshme shqiptare në Çamëri! Drejtësi e munguar 80 vjet pas masakrave dhe dëbimit me dhunë! Fakte dokumentare, dëshmi të dorës së parë dhe analiza historike e diplomatike, për një prej dramave më të dhimbshme të historisë sonë kombëtare. Si u projektua nga shteti grek, që në vitin 1844, ideja e spastrimit etnik në Çamëri, në trevën e banuar historikisht nga shqiptarët? Momentet historike kur kjo ide u vu në zbatim, mes shumë intrigave politike, ushtarake e diplomatike. Si u finalizua ky projekt ogurzi në vitet 1944-1945 nga ushtria greke, e komanduar prej Napoleon Zervës? Rrëfime autentike të të mbijetuarve të genocidit, me dëshirën e vetme për t’u kthyer në trojet e tyre...Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” për të folur më shumë për këtë dokumentar, i cili shfaqet premierë më datë 12 qershor në Kinema Milenium, gazetarja dhe skenaristja Admirina Peçi, Alket Veliu, Drejtues i Fondacionit Çamëria ‘Hasan Tahsini” dhe Sildi Koqini, koordinatore e projektit.
Një studim i publikuar së fundmi tregon se dhimbjet mendore dhe shpirtërore sjellin pasoja fizike, por dhe anasjelltas. Në fakt është e vërtetë se ndjenja, mendja, emocioni ndikon në gjendjen tonë trupore. Personat që në të shumtën e rasteve janë në tension, frikë, panik a në ankth të vazhdueshëm paraqesin simptoma të sëmundjeve fizike. Kur dhimbjet bëhen aq të forta sa të pengojnë aftësitë fizike, ato mund të jenë të dëmshme për vetëbesimin duke shkaktuar një rreth vicioz të dëmshëm për shëndetin. Por nga ana tjetër janë dhe një sërë problematikash shëndetësore që nxisin ankthin dhe probleme të tjera të shëndetit mendor. Një person para se të shkojë tek një psikolog apo psikiatër çfarë vizitash mjekësore duhet të bëjë më parë? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me psikologen klinike Aurela Agalliu.