Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me bizele dhe qepë të njoma / Pite pa petë me kungull të njomë, vezë dhe qumësht / Akullore me luleshtrydhe dhe kos.
Ajo ka ndërtuar një karrierë që ngjitet me aromën e pasionit dhe mjeshtërisë në majat e gastronomisë italiane. Prej 25 vitesh, Silvana Musej ka mahnitur Italinë me talentin e saj si shefe kuzhine, duke fituar suksese, medalje dhe sfida që e kanë formuar si një nga emrat më të respektuar në këtë fushë. E para shefe kuzhine italiane që përzgjidhet si imazh i përparëses së famshme franceze, pjesë e kastit televiziv të Rai 2, dhe një ambasadore e denjë e shijes shqiptare në çdo tavolinë që prek. Së fundmi, Silvana solli në Tiranë një event të paharrueshëm me moton "Bukë, kripë e zemër", duke gatuar për arkitektët më të mirë të botës – dhe duke treguar se mikpritja shqiptare është një gjuhë universale. Në studion e “Rreze Dielli”, ajo ndau historinë e saj të jashtëzakonshme, për pasionin për kuzhinën, televizionin dhe rrugëtimin që e bëri jo thjesht shefe, por një simbol të përkushtimit, elegancës dhe shpirtit krijues.
Ngjyrat e identitetit: Bardhyl Bukri, piktori që rrëfen prejardhjen egjiptiane përmes artit! Bardhyl Bukri është një 37 vjeçar, pjesëtar i komunitetit egjiptian në Shqipëri, i cili ka pasion artin. Ai është një zë aktiv në mbrojtje të identitetit dhe kulturës së kësaj pakice. I riu ka qenë sekretar i Forumit Rinor të Shoqatës “Sfinksi” që nga viti 2006 deri në 2012, duke kontribuar me përkushtim në promovimin e të drejtave të komunitetit të tij. Përtej angazhimeve të tij profesionale dhe shoqërore, Bardhyli është edhe piktor. I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, ai tregon sesi lindi pasioni i tij për pikturën, si një punonjës pastrimi ai arriti të mblidhte bojra që hidheshin nga biznese të ndryshme dhe t’i shfrytëzonte për artin e tij, një art pamor si një mjet i fuqishëm për të shprehur identitetin dhe rrënjët kulturore të tij.