Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Tetor 2024 – Receta/ ‘Historia e mbramë e Eugene & Helene Pittard’/ Luan Rama jeta mes Parisit dhe Tiranës

11 Tetor, 15:00

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesiet e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me koçkulla / Gjellë tigani me qepë të njoma dhe vezë / Qumështor tradicional pa petë.

"Historia e mbramë e Eugene dhe Helene Pittard". Një libër nga Kudret Isai mbi jetën dhe veprat e çiftit intelektual zvicerian që themeluan në 1921 "Kryqin e Kuq" dhe lobuan për sovranitetin e Shqipërisë. Studiuesi dhe antropologu Eugene Pittard, pasi vizitoi Shqipërinë për arsye studimore u dashurua me traditat dhe kulturën e saj. Ai loboi maksimalisht për vendin tonë dhe u caktua konsull në Gjenevë. Faktet historike, foto nga jeta e përditshme e shqiptarëve dhe aktiviteti diplomatik i Pittard, tashmë janë të dokumentuara në një libër, që u promovua në Akademinë e Shkencave me studiues, ambasadorë e historianë nën kujdesin e Ambasadës Zviceriane në Shqipëri. “Shqipëria, Zvicra e Ballkanit, kështu e përshkruante Shqipërinë Pittard” tregon në studion e ‘Rreze Dielli’ shkrimtari dhe publicisti Luan Rama.

Shkrimtari dhe ish-Ambasadori Luan Rama, mes jetës parisiane dhe Tiranës, fëmijëria, miqtë dhe veprat… Shkrimtari dhe ish-ambasadori ynë në Francë Luan Rama, rrëfeu në një bisedë për emisionin "Rreze Dielli" jetën mes Parisit dhe Tiranës, karrierën diplomatike dhe promovimin kulturor të Shqipërisë, bashkëpunimet me aktorë dhe regjisorë filmash, etj. Shkrimtari u ndal edhe tek raporti i ngushtë me nënën e ndjerë së cilës i ka dedikuar edhe libër me poezi. "Para se të ndahej nga jeta më kërkoi një pikturë të Monalizës. Donte të fliste me dikë, e ajo pikturë dukej sikur i tregonte diçka" - tha Rama në Rreze Dielli.