Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bukë shtëpie me brumë të përgatitur në zierje / Gjellë me patate dhe speca të skuqur në salcë domate / Revani me niseshte, ëmbëlsirë tradite.
Edlira dhe Erik Farka, nënë e bir që jetojnë në Amerikë vijnë në studion e ‘Rreze Dielli’ për informimim e publikut mbi risqet e përdorimit të duhanit, dhe për të inkurajuar të rinjtë në Shqipëri për mos përdorimin e tij. Edlira Farka me më shumë se 15 vjet eksperiencë në fushën e mjekësisë, prej vitesh ka mbajtur postin si Drejtoreshë programi për lënien e duhanit në një nga spitalet (Huntsman Cancer Hospital) më prestigjiozë në Amerikë. Edlira është specialiste e çertifikuar në SHBA për trajtimin e duhanit dhe së bashku me të birin, Erik Farka, një adoleshent 16 vjeçar, kanë ardhur në Shqipëri për të ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësimi për rrezikshmërinë e përdorimit të duhanit. Pasi siç shprehen ata, në Shqipëri i bën përshtypje numri i madh i të rinjve që konsumojnë cigare. Dhe pikërisht të rinjtë janë fokusi i tyre, pasi përdorimi i cigares krijon një vartësi mendore, fizike dhe emocionale. Mbi 70% e njerëzve që përdorin duhan kanë dëshirë t’a lenë, por nuk janë në gjendje. Sipas raportimeve cigarja është një nga shkaktarët më të lartë për stimulimin e shumë sëmundjeve.
Në lidhje skype nga Ljubljana me mjeken Hatije Ismaili, obstetër gjinekologe, e shpallur si ‘mjekja e vitit’ në Slloveni. E lindur në Gostivar të Maqedonisë së Veriut, Hatije Ismaili ka kryer studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijeka të Kroacisë. Prej vitit 2002 jeton dhe punon në Slloveni pas kryerjes së specializimit në gjinekologji dhe obstetrikë në Ljubljane. Eshtë anëtare e Federatës Evropiane dhe përfaqësuese e mjekëve në Slloveni si dhe Nënkryetare e Shoqatës së Grave në Slloveni. Gjithashtu ajo kontribon për komunitetin shqiptar në Novo Mesto si dhe ka një forum online për të rinjtë anembanë botës, sidomos Kosovë dhe Shqipëri.