Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me mish pule dhe oriz / Kek me karrota, limon dhe çokollatë. Në këndin e kuzhines e ftuara Silvana Musej, shefe kuzhine në Itali përgatiti Patëllxhanë të mbushur.
Eduart Gjopalaj, skulptori autodidakt i drurit, rrëfen historinë e tij mbresëlënëse, një emigrant i larguar në moshën 14 vjeçare që nuk hoqi dorë nga pasioni i tij për artin dhe sot drejton me sukses tre atelie të punimeve artistike në Greqi të cilat vizitohen përgjatë gjithë vitit nga turistë nga e gjithë bota. Në fillim të viteve ’90, kur ai ishte vetëm 14 vjeç, emigroi në Greqi dhe u vendos në ishullin e Santorinit nga ku filloi rrugëtimin në fushën e gdhendjes së drurit, së pari si ndihmës marangoz në një punishte druri. Karakteristikat mistike dhe unike të drurit, material natyral dhe i gjallë, e mahnitën Eduartin dhe e shndërruan punën në një pasion. Tematika e punimeve të tij është e larmishme duke filluar nga klasikja, moderne, abstrakte madje dhe fetare.
Ndjeheni të fryrë, të acaruara, apo thjeshtë jo në formë të mirë? Jeni të lodhur, keni pagjumësi, dhimbje koke, shtoni në peshë pa e kuptuar apo keni vështirësi në rënie nga pesha, vëreni ndryshime në lëkurë dhe në flokët tuaja? Shkaku i të gjitha këtyre mund të jete një ç’ekuilibër i hormoneve tuaja. Hormonet janë substancë kimike të cilat ndikojnë funksionin e qelizave dhe organizmit. Eshtë normale që nivelet e tyre të ndryshojnë gjatë fazave të ndryshme të jetës suaj, si p.sh. para ciklit menstrual ose gjatë një shtatzanie apo në menopauzë. Por, ka dhe disa situata shëndetësore të cilat mund të reflektojnë në një çrregullim hormonal duke i bërë ato të shkojnë lartë apo poshtë. Disbalancat hormonale janë problematika të cilat nuk duhen neglizhuar, pasi pasojat mund të jenë të ndryshme. Me Adja Angjeli - mentore shëndeti, çertifikuar për shëndetin hormonal, flasim për simptomat, si të kuptojmë që kemi një problem hormonal dhe të rikthejmë balancat për një jetë sa më të shëndetshme.