Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me bishtaja dhe suxhuk / Krypanec me presh dhe hithra / Fokaçe me rozmarinë në tost.
Artriti ose inflamacioni i kyçit është një simptomë e të paktën 100 sëmundjeve të lidhura me to, të cilat quhen çrregullime reumatike. Është një sëmundje autoimune që shkakton inflamacion në kocka. Pasoja më e zakonshme është dhimbja dhe edema në kocka, si dhe ngurtësia e gjatë në mëngjes. Dora dhe kyçi i trupit të njeriut kanë shumë nyje të vogla të cilat të gjitha punojnë së bashku për të krijuar lëvizje. Në momentin që kockat tona preken nga artriti, aktivitetet e rutinës sonë të përditshme mund të bëhen shumë të vështira. Artriti gjendet kryesisht në duar, këmbë, gjunjë, ije dhe pjesën e poshtme të shpinës. Në studion e “Rreze Dielli”, fizioterapisti Gjergji Biba sugjeroi disa ushtrime të thjeshta dhe praktike për të lehtësuar dhimbjet e artritit në duar dhe gjunjë.
Në studion e emisionit “Rreze Dielli” me psikologen Aurela Agalliu dhe stomatologen Enkeleda Zhupa u ndalëm në një problematikë që haset shumë shpesh siç është ngrënia e thonjve. Onikofagjia ose ngrënia e thonjve, çfarë fshihet pas këtij vesi, cilat janë dëmet në organizëm tek personat që kanë këtë varësi dhe si mund ta ndalojmë? Pse disa njerëz hanë thonjtë, a është i trashëgueshëm ky ves dhe çfarë problemesh na shkakton?
Ngrënia e thonjve konsiderohet si një shprehi e keqe dhe formë e varësisë. Pavarësisht pasojave potenciale të shëndetit, mbi 30% e njerëzve e bëjnë këtë gjë. Arsyet kryesore se përse njerëzit hanë thonjtë janë më së shumti psikologjike si ndjenja e të relaksuarit, ngrënia e thonjve mund të sjell komfort gjatë situatave stresuese, ose edhe mund t’ju qetësojë gjatë procesit të angazhimit në një detyrë të vështirë. Gjithashtu edhe ata që irritohen ose zemërohen shpesh kanë tendenca të qetësohen nga ngrënia e thonjve. Ngrënia e thonjve përveç aspektit estetik shkakton dhe probleme të tjera shëndetësore, nga prishja e dhëmbëve, dëmtimi i nofullës por dhe infeksionet bakteriale. Të ftuarat në studion e “Rreze Dielli” tregojnë disa hapa sesi mund ta largojmë këtë ves.