Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Qershor 2025 – Receta/ Manual për adoleshentët/ Fëmijët dhe natyra/ Bëje vetë

12 Qershor, 15:46 | Përditesimi: 12 Qershor, 15:46

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte suxhuk /Byrekë të butë me djathë dhe kos / Krem me hudhër dhe arra.

Në një kohë kur të rinjtë po përballen me sfida të reja, kriza identiteti, mungesë dëgjimi dhe presione të mëdha shoqërore, vjen si një reflektim i ndjeshëm libri “Labirint në tru” nga Xhoi Jakaj, Evans Drishti dhe Endri Beqo. Të ftuar në studion e Rreze Dielli tre autorët diskutojnë mbi botën e ndërlikuar të adoleshentëve shqiptarë. Përmes tregimeve reale, analizave të sinqerta dhe ilustrimeve të veçanta, ky libër është një thirrje për më shumë dëgjim, mirëkuptim dhe afrim ndaj brezit që po rritet mes rrëmujës së brendshme dhe sfidave të jashtme. Një bisedë e nevojshme për prindërit, mësuesit dhe vetë të rinjtë.

Në një kohë kur fëmijët kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve dhe më pak në natyrë, kopshtaria po shfaqet si një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për t’i afruar ata me mjedisin. Marcela Tringaj juriste në profesion dhe e apasionuar pas tokës dhe natyrës, për "Rreze Dielli" thekson rëndësinë e rikthimit të fëmijëve te natyra, përmes projekteve të vogla të kopshtarisë që zhvillojnë durimin, ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë. Përmes mbjelljes së farave, kujdesit për bimët dhe vëzhgimit të ciklit të jetës në tokë, fëmijët mësojnë vlera jetësore dhe ndërtojnë lidhje të qëndrueshme me ambientin. Kopshtaria nuk është vetëm një aktivitet, por një formë edukimi që ndihmon në zhvillimin emocional, social dhe mendor të fëmijëve!

Dëshiron qerpikë më të gjatë, më të dendur dhe më të bukur – pa kimikate, pa serume të shtrenjtë dhe pa ekstensione? Në rubrikën "Bëje vetë" në Rreze Dielli, Niki me Stelën tregojnë një recetë të thjeshtë dhe 100% natyrale që mund ta bësh vetë në shtëpi. Si të përgatisësh një serum natyral në vetëm 5 minuta dhe si ta aplikosh në mënyrën e duhur për rezultate të dukshme! Pas një dite në plazh apo një ekspozimi të gjatë në diell, lëkura ka nevojë për kujdes të menjëhershëm dhe natyral, ndaj tregojmë si të përgatisin një vaj qetësues dhe rigjenerues që ndihmon në qetësimin e skuqjes, djegieve pas plazhit dhe hidratimin e thellë të lëkurës së irrituar.

MC/Shqiptarja.com