Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Tetor 2026, Receta/ Horoskopi javor/ Virozat, diarreja dhe të vjellat

12 Tetor, 16:01 | Përditesimi: 12 Tetor, 16:01

Zonja Mirela solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me qiqra & Makarona me salcë panxhari.

Çfarë do të sjellë kjo javë për secilën shenjë të zodiakut? Si do të ndikojë Hëna e Re në jetën tonë dhe a do të jetë kjo një periudhë e favorshme për dashurinë, karrierën dhe financat? Cilat shenja do të përfitojnë nga lëvizjet planetare dhe cilat duhet të tregojnë më shumë kujdes në vendimet e tyre? Astrologia Denisa Shyle, e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, na zbulon se çfarë parashikojnë yjet për ditët në vijim, duke sjellë një panoramë të ndikimeve planetare për secilën shenjë të zodiakut, nga marrëdhëniet personale te mundësitë e reja në karrierë dhe financa.

Jemi në sezonin e virozave, kur shqetësime si temperatura, diarreja dhe të vjellat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Sot do të ndalemi pikërisht te diarreja: si mund ta kuptojmë nëse shkaktohet nga një virus apo nga baktere si Salmonela dhe Escherichia coli? Cilat janë shenjat që duhet të na bëjnë të tregojmë kujdes dhe si mund ta ndihmojmë organizmin të rikuperohet? Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti”, së bashku me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, do të flasim për bimët që përdoren tradicionalisht për lehtësimin e shqetësimeve të tretjes, rolin e çajrave dhe ushqyerjes gjatë diarresë, si dhe rëndësinë e hidratimit për të zëvendësuar lëngjet e humbura nga organizmi.

MC/Shqiptarja.com