Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Musaka me patëllxhanë dhe patate & Sallatë fshati pranverore.
Si do të jetë kjo javë? Cilat janë ndikimet planetare më të rëndësishme dhe si do të reflektohen ato në aspektin ekonomik dhe shpirtëror? Cilat shenja do të jenë më me fat dhe cilat duhet të tregojnë më shumë kujdes? Sipas astrologes Denisa Shyle, prilli paraqitet si një muaj i lodhshëm dhe kjo javë është ndër më sfidueset për shumë shenja. Ndryshimet planetare janë të theksuara, me Mërkurin që kalon në shenjën e Dashit. Të mërkurën kjo lëvizje përmbyllet, por deri në orët e vona të ditës pritet një rritje e tensionit, që mund të sjellë vështirësi në komunikim dhe keqkuptime. Shenja e Peshqve është ndër më të ndikuarat, ndaj këshillohet kujdes në mënyrën e të shprehurit dhe në vendimet që merren. Nga dita e enjte, situata nis të përmirësohet, duke sjellë më shumë kthjelltësi mendore dhe qartësi në gjykim. Ndërkohë, fundjava shoqërohet me Hënën e re në shenjën e Dashit, një moment që nxit fillime të reja, por kërkon kujdes në hapat që hidhen. Për të balancuar energjinë e lartë, rekomandohet aktivitet fizik dhe menaxhim i tensionit.
Kardiokirurgu shqiptar Enkel Kallushi, i cili prej vitesh ushtron profesionin në Itali, është vlerësuar së fundmi nga mediat italiane si një ndër kirurgët më të spikatur të zemrës. Ai punon në spitalin prestigjioz Ospedale del Cuore “G. Pasquinucci” në Itali, ku ka realizuar mbi një mijë ndërhyrje të suksesshme kardiokirurgjikale. I lindur në Tiranë dhe i diplomuar për Mjekësi në Shqipëri, Kallushi vendosi të vijojë karrierën në Itali që prej vitit 2000, duke u shndërruar sot në një emër të respektuar në fushën e kirurgjisë së zemrës. Mediat italiane e përshkruajnë si mjekun në duart e të cilit kanë kaluar mijëra zemra, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm. Një tjetër histori suksesi që dëshmon se profesionistët shqiptarë po lënë gjurmë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Për “Rreze Dielli”, në një lidhje direkte nga Italia, kardiokirurgu rrëfen si është të “mbash” mijëra zemra në duar, si dhe shpjegon pse sot po shtohen rastet e atakeve kardiake, çfarë duhet të kenë më shumë në kontroll njerëzit dhe lidhjen mes ushqimit dhe stresit të përditshëm.




















