Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesiet e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona me sallam dhe patëllxhanë / Patëllxhanë me speca të kuq / Gurabije me sherbet.
Kur Seb Ponari nisi të vrapojë nga Anglia drejt Tropojës, askush nuk e mendoi se ky do të ishte më shumë se një sfidë fizike - ishte një rrugëtim shpirtëror, një thirrje për ndërgjegjësim dhe një dëshmi e forcës së vullnetit njerëzor. Për shumë ditë, ai përballoi dhimbje, lodhje dhe terren të vështirë, por nuk u ndal asnjëherë. Nëpërmjet një lidhje direkte nga Kotori për studion e Rreze Dielli, Seb Ponari tregon emocionet, adrenalinën, por dhe sfidat e vështirësitë, si dhe arsyen e thellë që e shtyu të ndërmerrte këtë iniciativë të jashtëzakonshme, duke sjellë me vete një mesazh të fuqishëm për të gjithë shqiptarët.
A do të rriten realisht pensionet me 50%? A është pensioni i 13-të një premtim elektoral apo një plan konkret? Eksperti i njohur i çështjeve të pensioneve, Kujtim Hoxha, zbërthen në studion e "Rreze Dielli" planin e ri të qeverisë për mbështetjen e të moshuarve, përfshirë edhe propozimin për një pension të veçantë për të moshuarit që jetojnë vetëm. Një diskutim i qartë, me fakte dhe perspektiva, që prek mijëra qytetarë.