Zonja Albana solli katër sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Përvlak me qepë të njoma / Trahana me jeshillëqe / Mëlçi viçi me salcë të kuqe / Djathë fultereje (tigani).
Vjeshta nën penelin e Osman Mulës, pasioni për pikturën i artistit të madh dhe një bisedë rreth momenteve më të veçanta të jetës artistike dhe familjare… Osman Mula është një nga regjisorët më të njohur në Radiotelevizionin Shqiptar, drejtues i dhjetra festivaleve, qindra emisioneve të muzikës, saksofonist i talentuar dhe kompozitor i vlerësuar me shumë çmime. Vjen nga një familje e njohur, mbiemrin e së cilës e ka ngritur lart dhe e ka nderuar duke përcjellë dashurinë për profesionin dhe për muzikën dhe tek fëmijët e tij këngëtarja Evis Mula dhe aktori Enson Mula. Është njeriu që ka zbuluar me dhjetëra talente dhe që e ka ngritur spektaklin në nivelet më të larta të kohës duke respektuar traditën dhe duke e harmonizuar me modernen. Në studion e “Rreze Dielli” ai u ndal më shumë në një tjetër pasion të tijin, pikturën, ‘dashurinë e tretë’ siç e cilëson ai. Edhe pse një pasion i vonshëm, pikturat e tij plot jetë e ngjyra të lënë pa fjalë.
Në studion e Rreze Dielli me Jorida Guda, ‘mbretëresha e ndërtimeve të reja’ në Florida, brokerja e suksesshme në shitjen e pasurive të paluajtshme. Jorida Guda, vajza me origjinë nga jugu i Shqiperisë është shpërngulur në Amerikë në moshë të vogël me familjen. Jorida është Real Estate Broker dhe Drejtoreshë e Përgjithshme e Hudson Exclusive në Florida. E diplomuar në financë ajo ka punuar për shumë kompani të njohura të brokerimit të pasurive të patundshme. Gjithashtu është specializuar dhe në shitjen e fshatrave turistike dhe ka dalë disa herë si Top Broker në Southwest Florida. Fokusi i saj kryesor në Hudson Exclusive është të menaxhojë dhe ndihmojë bashkëpunëtorët e pasurive të patundshme të arrijnë qëllimet e tyre personale dhe profesionale për të rritur biznesin e tyre të pasurive të patundshme.