Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 shtator 2024 – Receta tradite/ Çfarë po ndodh me Showbizin shqiptar, të rejat e fundit

13 Shtator, 15:17

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë në tavë me petë / Qull me sallam pikant në furrë / Qofte me kunguj dhe nenexhik.

Cilat ngjarje rozë kanë dominuar këtë periudhë nëpër portalet tona? Panelistët Klotilda Harka, Meriton Ramçaj dhe Atalanta Kërçyku komentuan në "Rreze Dielli" ndarjet e çifteve të showbiz-it, kush u nda vërtet dhe kush për vëmendje? Nga Besi dhe Xhensila tek Luana Vjollca, pse çiftet vendosën të mos flasin për lajmet që çmendin rrjetin? A do rikthehet Flori Mumajesi me një koncert aq shumë të kërkuar nga fancat? Deklarata e aktorit kosovar i cili krahasoi prodhimet televizive ne Shqipëri me ato në Kosovë "irritoi" panelistët duke thumbuar arrogancën dhe qëllimin përçarës të tij në raport me artistët shqiptare. Ku do e shohim Arbana Osmanin këtë sezon televiziv? A është e vërtetë një ofertë nga Top Channel për rikthimin e Luana Vjollcës? Kiara Tito në një format të ri me Elvis Naçin? Ndiqni bisedën edhe për të reja të tjera nga personazhet VIP.