Zonja Albana solli sugjerimet e saj të recetave plot shije në “Rreze Dielli”. Receta e përzgjedhur për ditën e sotme ishte: Rizoto me shafran. E ftuar në këndin e kuzhinës amvisa Burbuqe Plangarica, e cila vjen direkt nga qyteti i bukur i Elbasanit për të gatuar në studion tonë dy receta tradicionale të Shqipërisë së Mesme: Mish me pistil dhe Pashaqoftet e Elbasanit.
Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin në kohë, në studion e ‘Rreze Dielli’ flasim me poeten Drita Haxhillari, 5 herë e operuar nga kanceri dhe tumori dhe psikologen Tana Aliaj mbi rëndësinë e këshillimit psikologjik falas nga YWCA për gratë e prekura nga kanceri dhe familjarët e tyre. 20 vite në luftë me kancerin, Drita Haxhillari rrëfen luftën për mbijetesë dhe kurajon e pashembullt, ajo ka zgjedhur të luftojë sëmundjen duke shkruar poezi. Ndërsa në lidhje skype nga Kosova, Leoreta Fondaj, 41 vjeçaria diagnostifikuar 4 vite më parë me kancer gjiri, rrëfen simptomat dhe vështirësitë e para të përballjes me këtë lajm, kalvarin dhe forcën teksa luftoi për jetën të cilën e gjeti tek dy fëmijët e saj. ‘Rreze Dielli’ u bën një ftesë të gjitha grave dhe vajzave që të bashkëpunojnë me strukturat e shëndetësisë, pasi duke i diagnostikuar herët rastet dhe duke i bërë mamografitë në kohë, mund të shpëtohen jetë.
Dy mikeshat korçare që i bashkoi kitara e serenata, mesazh sensibilizimi për Tetorin rozë. Nëpërmjet tingujve të kitarës, dy mikeshat Natasha dhe Lida na dhurojnë momente të këndshme nga këndi i shtëpisë ku ato këndojnë çdo javë.