Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Prill 2025 – Receta / Si të mbrohemi nga IA & chatgpt/ Kënga shqip në Gjermani

15 Prill, 16:52 | Përditesimi: 15 Prill, 16:52

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Supë Magjerica / Tortë e kripur e Pashkës /Gjellë me patëllxhanë, speca dhe domate në tigan.

Në një kohë kur teknologjia po avancon me hapa të shpejtë dhe inteligjenca artificiale po hyn gjithnjë e më shumë në jetët tona, përveç lehtësirave, ajo po krijon edhe rreziqe të reja që deri dje mund t’i imagjinonim vetëm në filma. Një prej tyre është ‘rrëmbimi virtual’ - një mashtrim modern ku AI përdor zërin e një të afërmi tuaj për të kërkuar shpërblim. A mund të ndodhë edhe te ne? Sa të mbrojtur jemi? Dhe çfarë duhet të dimë për t’u mbrojtur? “Kujdes, mos bini pre e panikut”, eksperti Tomi Kallanxhi tregon në studion e Rreze Dielli disa hapa që duhet të ndiqni!

Besiana Shkodra është një artiste e veçantë, një zë i bukur që vjen nga Kosova dhe tashmë jeton e krijon në Gjermani. Ajo është rritur me muzikën klasike, ka përfunduar studimet për violë, por malli për këngët e vjetra shqiptare e ka rikthyer tek rrënjët. Nga performancat në TikTok, deri te bashkëpunimet me emra të njohur si Naser Berisha dhe producenti Cricket, ajo po sjell një frymë të re në muzikën shqiptare. Në mars sapo ka publikuar EP-në e saj të parë dhe është gati të ndajë me ne rrugëtimin e saj artistik. Artistja Besiana Shkodra tregon me krenari në studion e “Rreze Dielli” se po i'u mëson gjermanëve këngët e vjetra shqiptare duke i përshtatur ato në një stil modern.

MC/Shqiptarja.com