Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me qepë dhe domate / Pite pa petë me patate, proshutë, djathë dhe speca / Tortëza të shpejta me mollë.
Në “Bima dhe Shendeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, do të ndalemi te variçet, një problem që prek një numër të madh njerëzish dhe që shpesh ndikon jo vetëm në pamjen estetike, por edhe në cilësinë e jetës. Tregojmë për mënyrën se si formohen variçet, cilët janë shkaktarët kryesorë dhe faktorët që favorizojnë shfaqjen e tyre. Gjithashtu, do të shpjegojmë çfarë janë variçet, cilat janë simptomat më të zakonshme, çfarë komplikacionesh mund të sjellin nëse nuk trajtohen në kohë dhe cilat janë mundësitë për t’i trajtuar dhe mbajtur nën kontroll me ndihmën e bimëve mjekësore dhe metodave natyrale. Përveç trajtimeve natyrale, do të flasim edhe për rëndësinë e parandalimit dhe ndryshimeve në stilin e jetesës që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të venave.




















