Zonja Albana solli katër sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Burani me oriz, spinaq dhe qepë të njoma / Piroshki të mbushura me kima /Omletë me suxhuk / Hallvë me qumësht.
‘Tragjedia e heshtur’ që po godet fëmijët e sotëm: mjete dixhitale e prindër që hutohen pas pajisjeve elektronike. Si do t’ia dalim? “Ne duhet të bëjmë ndryshime në jetën e fëmijëve tanë para se një brez i tërë të trajtohet me ilaçe…Kështu e fillon artikullin një psikoterapiste kanadeze e specializuar në terapi profesionale, e cila punon me fëmijë, prindër dhe mësues…Një tragjedi e heshtur po ndodh në shtëpitë tona dhe kjo ka të bëjë me “pasurinë” më të shtrenjtë që kemi: Fëmijët tanë. Ata janë në një gjendje emocionale shkatërruese!” shprehet ajo…Siç thuhet në artikullin e lexuar nga 10 milion njerëz, lidhur me rritjen e vazhdueshme të çrregullimeve psikologjike tek fëmijët, statistikat jane alarmante, kanë arritur pothuajse nivele epidemike…Sipas studimeve 1 ndër 5 fëmijë ka probleme të shëndetit mendor, mes adoleshentëve është rritur ankthi dhe depresioni… Sot, fëmijët janë të privuar nga fëmijëria e shëndetshme. Ata kanë kufijtë emocional me prindërit, dietë të paekuilibruar dhe numër të pakët të orëve të gjumit, lojërat krijuese mungojnë, ndërveprimet sociale gjithashtu. Por si mund të zgjidhet kjo situatë? Me këtë pyetje sfiduese flasim në studion e “Rreze Dielli” me psikologen Orjola Pampuri dhe avokaten Mirela Jorgo, të dyja prindër të fëmijëve adoleshentë.
"Klinika 24", emisioni i shëndetit nis nesër ne ekranin e Report Tv, çdo të shtunë ora 20.00 me Doreada Mio. Risitë dhe fokusi i një rrugëtimi dedikuar shëndetit të njerëzve... E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, ishte moderatorja e emisionit më të ri në Report TV, Doreada Mio, e cila nga kjo e shtunë në orën 20:00 nis emisionin e saj “Klinika 24”. Pas një karriere 20 vjeçare si gazetare dhe 13 vite nën drejtimin e emisionit “Klinika 24”, moderatoren e njohur e gjejmë në televizionin më të mirë informativ Report Tv, ku çdo të shtunë në mbrëmje do të vazhdojë një nga emisionet më të kërkuara nga publiku shqiptar dhe jo vetëm. ”Emisioni do të jetë një klinikë 24 orë e hapur për të gjitha problematikat shëndetësore të njerëzve, duke patur në panel ekspertët më të mirë të fushave të ndryshme, që kanë të bëjnë me atë që ne e quajmë pasurinë tonë, shëndetin” shprehet Doreada.