Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me brokoli / Petulla me karrota dhe qepë të njoma / Vezë sy me salcë.
Jemi në kulmin e stinës së dimrit dhe dihet që kjo periudhë është e vështirë sa i takon problemeve me virozat e ndryshme që qarkullojnë. Jemi në kohën e gripeve sezonale, por dhe të covidit, i cili mesa duket do të bashkëjetojë gjatë me ne. Por, cilat janë ndryshimet midis dy sëmundjeve, si mund të dallojmë simptomat dhe si mund të dimë se cilën mund të kemi? A mund t’i merrni të dyja në të njëjtën kohë? Si paraqitet situata epidemiologjike në vendin tonë? Në studion e “Rreze Dielli” diskutojmë me mjekun e njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti, i cili na tregon dhe hapat e duhur që duhet të ndjekim dhe në cilat raste duhet të tregojmë më tepër kujdes. Çfarë duhet të konsumojmë për të siguruar një sistem imunitar të fortë dhe kur duhet të përdorim antibiotikë.
Histori njerëzore / Afërdita Haxholli, 42 vjeçarja nga Ferizaj ka lindur pa duar, gjithçka e bën me këmbë. Në studion e “Rreze Dielli” ajo rrëfen përballjen dhe triumfin mbi sfidat, kufizimet shoqërore dhe barrierat fizike që po kalon. Teksa tregon rreth përditshmërisë së saj, mënyrën se si ia del të kryejë të gjitha obligimet ditore duke qenë se jeton e vetme, Afërdita bën një apel për ndihmë, pasi synimi i saj është që të realizojë një intervenim për vendosjen e protezave të duarve, për çka i duhen afërsisht 250 mijë euro.