Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Piroshki me mish / Sfoljata të tiganisura me sherbet / Eskallop viçi me domate.
Vetëm dje në Tiranë ka mbërritur mjeshtri argjentinas i tangos Maximiliano Paradiso, multiartist me përvojë, life designer, balerin, koreograf, mësues vallëzimi, Drejtor Artistik i kompanisë argëtuese ‘Bar/Studio’ me përvojë në industrinë e argëtimit. Ai është një profesionist në vallëzim si koreograf në kërcimet latine dhe bashkëkohore gjithashtu mësues/trajner i stilit të ‘StreetTango’, ku ndër të tjera ka qenë mësuesi personal i Richard Gere dhe Pamela Anderson. I shoqëruar në studion e “Rreze Dielli” nga instruktorja e Tangos Olta Canka, së bashku performojnë një tango magjike si dhe tregojnë disa hapa bazë të thjeshta kërcimi që çdokush mund t’i perfeksionojë vetë në shtëpi dhe në çdo ambjent dëfrimi.
Ajo është vetëm 22 vjeç, studente në vitin e fundit në arkitekturë, Leticia Djala, vajza nga Tirana e fiksuar pas sporteve ekstreme, motorristike, garat me makina, sportet e driftit, qitje me armë, sportet e fitnessit, të gjitha disiplinat kryesisht weightlifting ose peshat e rënda. Gjithashtu pasionante e psikologjisë, por dhe nutricionit. E ftuar në ‘Rreze Dielli’, Leticia tregon si arrin t’i menaxhoje të gjitha pasionet e saj në të njëjtën kohë për më shumë në një moshë kaq të re. Leticia si pjesëmarrëse në shumë aktivitete sportive motorrash dhe makinash ka fituar disa kupa si ‘pilotja femër më e shpejtë’.
Amvisa virale që jeton në Amerikë e njohur për gatimet e saj speciale tradicionale dhe maskat e vjetra të gjysheve, Xheni Fundo, këtë herë për studion e “Rreze Dielli” na prezanton një nga metodat më efikase për eleminimin e qepallave të varura, trajtimi në shtëpi për t’i luftuar me vetëm një përbërës që të gjithë në çdo stinë e kemi në shtëpi. Xheni ka dhe një këshillë për të gjitha zonjat në lidhje me aplikimin e maskave natyrale.