Zonja Mirela solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bukë thekre me tharm / Patëllxhanë me speca të kuq dhe erëza / Tru të skuqur me vezë / Krem qumështi me arra dhe hurma arabie.
72 vjeçe, por sot ndihet si një vajzë që po bëhet nuse për herë të parë. Zamira Demce po përgatitet për ditën që ka pritur prej vitesh. Në sallonin Linda Beauty Center, gjithçka është gati: grimi, flokët dhe aksesorët që ajo i ka sjellë nga Italia. Pas kësaj pamjeje festive fshihet një histori jete e jashtëzakonshme. Një histori dashurie, por edhe një histori mbijetese. Historia e saj ndryshoi krejtësisht në vitet ’90, kur, në moshën 22-vjeçare, u përball me një diagnozë të rëndë: kancerin. Mjekët në Shqipëri nuk mundën ta trajtonin dhe Zamira u nis drejt Italisë. Pas trajtimeve dhe kimioterapisë, ajo arriti të mposhtë sëmundjen dhe vendosi të ndërtonte jetën e saj në Itali, aty ku do të takonte njeriun me të cilin do të ndante dekada të jetës Xhanfranko Belineli. Ata kanë kaluar rreth katër dekada krah njëri-tjetrit, duke ndarë jetën, vështirësitë, gëzimet dhe mbi të gjitha respektin. Sot, Zamira 72 vjeçe dhe Xhanfranko 80 vjeç, kanë vendosur ta kurorëzojnë këtë dashuri me martesë.
Në Rreze Dielli kemi një histori paksa ndryshe. Një histori që flet për sfidat, guximin, por mbi të gjitha për dëshirën për t'u parë dhe për t'u dëgjuar për atë që je dhe jo për atë që të tjerët mendojnë se je. Bill Peters 46 vjeç, ka jetuar dhe punuar në vende të ndryshme të botës, nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë, Azerbajxhan dhe tani ka ardhur në Shqipëri. Ai thotë se vuan nga autizmi, ADHD, ka kaluar paralizë cerebrale. Është konsulent global për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe një aktivist për ndërgjegjësimin mbi autizmin. Ai vjen me ide të qarta: “Më mirë pyesni sesa të bëni supozime”- shprehet Bill. Një histori frymëzuese për mënyrës sesi ai e ka trajtuar veten dhe dëshirën për të ndihmuar të tjerët.



















