Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë frikase / Burani verore / Fërgesë me miell misri.
Në ditët e sotme me ardhjen e së premtes gjithkush nga ne mendon sesi do ta kalojë fundjavën, me miq apo familjarë, në udhëtim, mal apo bregdet, zgjedhjet dhe mundësitë janë nga më të larmishmet. Por si kaloheshin fundjavat dikur, para viteve ’90 në Shqipëri? Në një bisedë në studion e “Rreze Dielli”, Natasha Mio, Beli Cafi dhe Zhuljeta Gjokaj kujtuan me nostalgji kohën para viteve ’90, si i kalonin fundjavat me familjen, që nga gatimet, punët e shtëpisë, ekskursionet në natyrë, aranxhatat, plazhet e lira etj... Edhe pse në varfëri me pak mundësi, ato vite i kujtojnë me mall duke u shprehur se kanë qenë me të vërtetë shumë të lumtur.
Në Toronto, Kanada, do të zhvillohet një ngjarje e veçantë që synon të bëhet një traditë vjetore për të gjithë dashamirësit e librit: Festivali i Librit, një maratonë dyditore e librit shqiptar, një iniciativë e Valentin Çela, student shqiptar, themelues i Albanian Youth dhe Klubit të Profesionistëve në Toronto. Ky aktivitet, pritet të tërheqë një audiencë të gjerë dhe të ndryshme me qëllimin të promovojë jo vetëm librin, por edhe të rinjtë, duke u përpjekur të ndërtojë ura kulturore mes komunitetit shqiptar dhe atij kanadez. Maratona e librit do të ofrojë më shumë se 10,000 tituj në gjuhën shqipe, duke përfshirë vepra nga autorë të njohur shqiptarë dhe të huaj të përkthyer në shqip. Një aventurë letrare që premton të rizgjojë kulturën shqiptare dhe ndërveprimin dinamik me komunitetet e ndryshme në Kanada.