Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Korrik 2025 – Receta/ Ruajtja e ilaçeve në verë & Suplementet, këshilla

18 Korrik, 15:24 | Përditesimi: 18 Korrik, 15:24

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kungulleshka të pjekura në erëza me kos / Patëllxhanë me salcë dhe djathë në furrë / Akullore me qumësht dhe shije pjeshke.

Në shtëpitë tona, sirtaret janë plot me tableta, shurupe, ilaçe, kremra e suplemente që i përdorim sipas nevojës. Por sa dimë vërtet për mënyrën e ruajtjes së tyre? A është frigoriferi vendi i duhur për çdo ilaç? A rrezikojmë shëndetin duke përdorur barna jashtë paketimit ose të mbetura nga një kurë e mëparshme? Në këto ditë të nxehta vere, ruajtja e gabuar e ilaçeve mund të sjellë më shumë dëm se dobi. Prandaj është e nevojshme të ndajmë këshilla të qarta, të thjeshta dhe të domosdoshme: si të ruajmë ilaçet në verë, cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjmë në shtëpi, apo kur marrim ilaçe në udhëtime e pushim. Për këtë flasim në studion e Rreze Dielli me farmacisten Elda Tomçini, e cila ndalet dhe në përdorimin e suplementeve të ndryshme. Çfarë duhet të kemi parasysh në përdorimin e tyre, si ndikojnë ato në kombinim me disa barna apo vitamina të caktuara? Tomçini shprehet se shpesh kombinimi i gabuar mund të jetë toksik për organizmin, madje mund të sjellë dhe pasoja fatale, ajo na tregon dhe këshillon se ku duhet të kemi më tepër kujdes.

MC/Shqiptarja.com