Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Maj 2026 – Receta / Ankthi, shkaktarët dhe bimët që fuqizojnë trurin

18 Maj, 15:25 | Përditesimi: 18 Maj, 15:25

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kek me limon / Byrekë të vegjël me djathë / Turshi miks me patëllxhanë.

Ankthi është një nga sfidat më të përhapura të kohës moderne, duke ndikuar jo vetëm në gjendjen emocionale, por edhe në shëndetin fizik dhe cilësinë e jetës sonë. Ritmi i shpejtë i jetës, stresi i përditshëm, lodhja mendore, problemet personale apo mungesa e pushimit janë disa nga shkaktarët kryesorë që çojnë në dobësimin e sistemit nervor dhe shfaqjen e ankthit. Por si ta kuptojmë kur ankthi po bëhet i rrezikshëm? Cilat janë shenjat që trupi dhe mendja na japin dhe çfarë masash duhet të marrim pa qenë vonë? Për të folur më shumë mbi këtë temë kaq të rëndësishme, flasim sot në “Bima dhe Shëndeti” në Rreze Dielli me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, i cili do të na tregojë se si natyra mund të bëhet aleati ynë më i mirë për qetësimin e sistemit nervor, fuqizimin e trurit dhe mbështetjen e organizmit në përgjithësi. Do të mësojmë cilat janë bimët që rikthejnë qetësinë, si duhet ta nisim ditën për të pasur më shumë energji dhe ekuilibër emocional, si edhe këshilla praktike për të përmirësuar mirëqenien tonë në mënyrë natyrale.

MC/Shqiptarja.com