Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patate furre me pulë / Bukë me ullinj / Petulla me brumë buke / Sallatë greke.
Fëmijëria është një periudhë e mbushur me momente të paharrueshme dhe me ndjenja të pastra. Fëmijëria është periudha më e bukur dhe e pastër e jetës sonë, një botë e mbushur me ëndrra, lojëra dhe ndjenja të sinqerta. Kujtimet e asaj kohe na ngrohin zemrën dhe shpesh kthehen si një melodi e ëmbël që na rikthen pas në kohë. Në këtë bisedë në “Rreze Dielli” me Vasilika Tafa, Amadea Stefa dhe Doreada Mio udhëtojmë nëpër kujtimet e fëmijërisë, duke ndarë histori nga koha kur bota ishte më e thjeshtë, por zemrat tona ishin të mbushura me gëzim. Si kanë ndryshuar fëmijët e dikurshëm? Cilat ishin lojërat, ëndrrat dhe ngjarjet që u ngulitën në mendjen e tyre përgjithmonë? Dhe si ndikojnë ato kujtime në jetën e tyre sot? Cili është kujtimi më i dashur nga fëmijëria i tre panelisteve tona? Cilat ishin lojërat dhe argëtimet e dikurshme, çfarë lojërash luanin fëmijët dikur në krahasim me sot? Si ndikonte atmosfera familjare dhe rregullat e shtëpisë në fëmijërinë e secilit?
Në "Rreze Dielli" u trajtua një temë misterioze dhe intriguese: Regjistrat Akashikë, ose leximi i Akashës. Besohet se ato janë një arkiv energjetik që përmban të gjitha informacionet e shpirtit tonë - nga e kaluara, e tashmja dhe deri në të ardhmen. Çfarë janë në të vërtetë këto regjistra? A mund t’i lexojë çdokush? Dhe a ka ndonjë bazë shkencore për këtë fenomen? A mund të mësojmë për jetët tona të kaluara dhe ndikimin e tyre në të tashmen? Për të na ndihmuar të kuptojmë më shumë, trajnerja e meditimit Tao, Amadea Stefa, e cila është ndër njerëzit e rrallë në botë që praktikon këtë art shpirtëror.
Botuesja e Ombra GVG, Vasilika Tafa sjell në studion e “Rreze Dielli” dy tituj librash interesante nga Ombra GVG, 'Bulevard' dhe 'Një libër për Emin'. 'Bulevard', i nderuar me çmime si Prix Jeunesse dhe Bernadette-Renaud, na fton të eksplorojmë botën njerëzore përmes syve të atyre që shihen shpesh si të padukshëm. Një rrugëtim në zemër të kaosit dhe shpresës, ky roman na fut në jetën e Krisit, një adoleshent që, pas braktisjes nga nëna e tij ditën kur mbushi 18 vjeç, gjendet përballë botës së ashpër të mbijetesës. Në mes të rrugëve të pafundme, ai lufton me varfërinë dhe papastërtinë, por gjen edhe dashamirësi dhe lidhje të papritura që e bëjnë të ndiejë… Ndërsa 'Një libër për Emin' tregon historinë e dashurisë së një gazetari mes dyzimit të zgjedhjes së karrierës apo dashurisë pasionante. Shkrimtari Charles Casha, është një nga zërat më të dashur të letërsisë malteze, mjeshtër i rrëfimit që ka lënë gjurmë në breza, letërsia e tij vazhdon të frymëzojë dhe të jetojë përtej kohës.