Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte me spinaq dhe patate shoqëruar me salcë të kuqe / Bujurdi me djathë, speca dhe domate / Petulla me maja.
Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype me maminë e njohur që punon në Angli Razije Musa, japim disa këshilla mjaft të vlefshme për të gjitha nënat e reja për t’a përballuar me sa më lehtësi ardhjen në jetë të bebit të tyre në këtë rrugëtim sa të bukur por aq dhe sakrifikues. Çfarë duhet të kenë parasysh nënat e reja në larjen e bebit, cilat janë zonat më problematike dhe ku ato duhet të kenë më shumë kujdes. Si mund të shmanget futja e ujit në vesh? A duhet përdorur pudra tek bebat e vegjël dhe si duhet t’i mbrojmë nga skuqja dhe acarimi i lëkurës? Gjithashtu një tjetër problem i foshnjave është myku në gojë për shkak të qumështit, si duhet pastruar ai dhe cili është kujdesi që duhet të tregojë nëna për pastrimin e gjirit. Sa i takon ushqyerjes së fëmijës, në cilin muaj rekomandohet nisja e ushqimit të ngurtë tek bebat paralelisht me qumështitn e gjirit dhe cilat ushqime janë më të rekomanduarat. Në fund të bisedës Razije Musa tregon dhe një recetë për përgatitjen e djathit për bebet në kushtet e shtëpisë.
Në përgjithësi, shumica e fëmijëve fillojnë të ecin mes moshës 9 muajsh dhe 18 muajsh, por kjo varion nga një fëmijë në tjetrin. Disa fëmijë fillojnë të ecin më herët, ndërsa të tjerët më vonë. Në studion e “Rreze Dielli” flasim me fizioterapisten për fëmijë Rina Grembi, e cila jeton në Itali. Rina ndihmon nënat e reja sesi ato të jenë të qeta, të mos kenë frikë në fazat e para të zhvillimit të fëmijës, sidomos kur bëhet fjalë për hapat e parë të bebit të tyre. Cilat janë shqetësimet më të shumta të nënave të reja që nga qëndrimi barkas i fëmijës, ecja këmbadorasi, ecja në majë të gishtave dhe ngritja në këmbë. Si duhet ta ndihmojmë fëmijën në përgatitjen për hedhjen e hapave të parë, tregojmë disa ushtrime shumë praktike.