Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Qershor 2026 – Receta / Bëje vetë, maska natyrale/ Kujdesi për lëkurën në verë

19 Qershor, 15:37 | Përditesimi: 19 Qershor, 15:37

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Suxhukë me patate dhe perime në tigan / Tavë dheu me sallam / Zup me biskota.

Kujdesi për lëkurën nuk ka nevojë gjithmonë për produkte të shtrenjta apo trajtime të komplikuara. Shpesh, zgjidhjet më efektive gjenden në përbërësit natyralë që i kemi pranë nesh në shtëpi. Në rubrikën “Bëje Vetë”, Niki dhe Stela do të na tregojnë si të përgatisim dy maska natyrale shumë të thjeshta dhe efektive: një maskë me vitaminë C për rrathët e zinj poshtë syve, dhe një nxirës natyral për trupin me kokos dhe kakao. Dy receta të lehta, ekonomike dhe ideale për një rutinë verore më të shëndetshme dhe natyrale për lëkurën.

Vera është periudha kur lëkura jonë përballet me sfida të shumta: ekspozimin e zgjatur në diell, temperaturat e larta, lagështinë, ujin e detit apo klorin e pishinave. Në këtë sezon shtohen edhe këshillat dhe besimet e ndryshme për kujdesin ndaj lëkurës, por sa prej tyre janë vërtet të sakta? A mjafton kremi mbrojtës vetëm në plazh? A ndihmon nxirja për të mbrojtur lëkurën? Cilat janë gabimet që bëjmë pa e kuptuar dhe që mund të kenë pasoja afatgjata për shëndetin e saj? Për të folur mbi mitet më të përhapura, të vërtetat shkencore, rutinën ideale të kujdesit gjatë verës, njollat e lëkurës, plakjen e parakohshme dhe trajtimet estetike që rekomandohen ose duhen shmangur në muajt e nxehtë, sot në “Rreze Dielli” kemi të ftuar mjeken dermatologe, Irena Savo Jorgaqi.

MC/Shqiptarja.com