Zonja Mirela solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kek me banane dhe çokollatë & Gjellë me lakër dhe mish të grirë.
Këtë javë, nga 19 deri më 25 tetor, do të ndalemi te lëvizjet dhe ndikimet astrologjike të planetëve, për të kuptuar se çfarë sjell kjo periudhë për secilën shenjë të zodiakut. Cilat shenja do të kenë më shumë mundësi në dashuri, punë dhe financa? Ku duhet të tregojmë më shumë kujdes dhe cilat energji planetare do të na udhëheqin gjatë këtyre ditëve? Për të zbuluar më shumë rreth parashikimeve astrologjike të javës, astrologia Denisa Shyle në “Rreze Dielli”, na sjell një analizë të ndikimit të planetëve tek të 12-të shenjat e zodiakut.
Jetojmë në një kohë kur stresi dhe ankthi duket se janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. Ritmi i shpejtë i jetës, përgjegjësitë e shumta dhe pasiguria shpesh ndikojnë në qetësinë tonë mendore, në gjumin dhe në shëndetin e sistemit nervor. Por, a e kuptojmë gjithmonë kur jemi të stresuar dhe kur ankthi po merr kontrollin mbi ne? Si t’i dallojmë këto dy gjendje, cilat janë simptomat që nuk duhet të neglizhojmë dhe çfarë mund të bëjmë për të ruajtur ekuilibrin tonë nervor? Sot në “Bima dhe Shëndeti”, do të ndalemi tek lidhja mes trurit, stresit dhe ankthit, duke u fokusuar edhe te roli që mund të kenë bimët mjekësore në qetësimin e organizmit. Cilat bimë rekomandohen, cilat kombinime çajrash mund të ndihmojnë në relaksim dhe çfarë duhet të kemi parasysh për t’i përdorur në mënyrë të sigurt? Me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, do të flasim për mënyrat natyrale të mbështetjes së sistemit nervor dhe për këshillat që mund të na ndihmojnë të përballojmë më mirë stresin dhe ankthin.


















