Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Dhjetor 2025 – Receta/ Me binjaket Bona & Bruni / Tradita artizanale e kostumeve popullore

2 Dhjetor, 16:47 | Përditesimi: 2 Dhjetor, 16:49

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë të mbushur me mish të grirë dhe speca / Petulla me kos / Supë me presh, patate dhe karrotë.

Në qendër të Gjirokastrës, qytetit të gurit dhe të mjeshtarisë së rrallë, tradita nuk jeton vetëm në muze, por në duart e një gruaje që e kthen të shkuarën në një art të gjallë. Në zemër të këtij qyteti, në një atelier plot ngjyra, motive dhe kujtime shekullore, punon me pasion dhe përkushtim Buqe Muka, artizanja që i ka dhënë një dimension të ri rikthimit të kostumeve tradicionale shqiptare, duke sjellë në jetë veshje 200-vjeçare siç kanë qenë dikur.

Dy motrat binjake Bona dhe Bruni të ftuara në "Rreze Dielli" rrëfyen marrëdhënien mes tyre dhe ndjesinë që përjeton kur ke dikë që të ngjan fizikisht, por edhe shpirtërisht. Psikologia dhe life coach Bona Miekley na prezantoi sot me motrën binjake Bruni Koeller, e cila jeton në Amerikë me familjen e saj, bashkëshortin amerikan dhe 4 fëmijët. Ato rrëfyen jetën e tyre, punën dhe pasionin e përbashkët për violinën e palestrën. Njohja e Bonës me bashkëshortin e saj Joshua si "mik" i familjes së motrës, ishte momenti që u kthye në pikëtakimin e dashurisë mes tyre. Prej atij momenti ai nuk u largua më nga Shqipëria, ku ndërtoi jetën me Bonën me të cilën kanë 3 fëmijë.

MC/Shqiptarja.com