Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patate role me proshutë dhe djathë / Tavë pranverore me patëllxhanë / Gjellë me bizele dhe makarona të holla.
Inxhinierja shqiptare që ndërton autostrada në Australi. Profili i një shqiptare të suksesshme që na bën krenarë dhe motivon për arritjet e saj në fushën inxhinierike… Rezarta Rushitaj, e larguar nga Shqipëria në moshën 13 vjeçare sot është një nga inxhinieret më të suksesshme të Australisë. Në 10 vitet e fundit të karrierës së saj, Rezarta ka mbajtur role teknike në disa projekte të mëdha të infrastrukturës publike. Sot është drejtuese e projektit të autostradave për Australinë dhe Zelandën e Re. Përveç realizimit të projekteve të mëdha rrugore, Rezarta është një kontribuese aktive në iniciativat e udhëhequra nga studentët si Mentore e industrisë dhe në vitin 2020 shpallet Fituese e Çmimit të Karrierës, Pasionit dhe Ndjekjes së Rrugëve në Australi.
Në studion e ‘Rreze Dielli’ me dy studentë kinezë që mësojnë dhe flasin shqip, dhe një vajzë shqiptare që mëson kinezçe. Studentët vijnë me veshje tradicionale kineze dhe flasin për kulturën dhe traditën kineze, pse e pëlqejnë Shqipërinë, cilat janë gatimet shqiptare që pëlqejnë më shumë… Ziyu Jin, e pagëzuar me emrin shqiptar Arta, është studentja 21-vjeçare e cila studion gjuhën shqipe dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit. Ajo ka ardhur në Shqipëri për të bërë praktikën e gjuhës shqipe dhe rrëfen arsyen që e nxiti për të zgjedhur gjuhën shqipe në studimet e saj… Ndërsa Jingqi Men, është student në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe i pëlqen të mësojë gjuhë të ndryshme në kohë të lirë. Ndërsa Atinela Nikolla, ka mbaruar studimet për filozofi, e magjepsur nga kultura lindore dhe gjuha kineze, ajo nis ta studiojë seriozisht këtë gjuhë të cilën sot e flet pastër dhe rrjedhshëm.