Zonja Albana solli katër receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pitalka Ramazani / Gjellë me patate dhe bizele / Supë pule me kos dhe oriz / Sultjash tradicional.
Si prind ju nuk do të besoni kurrë se fëmija juaj ka një problem. Por kur bëhet fjalë për autizmin, zbulimi i hershëm, idealisht përpara moshës 18-muajshe bën një diferencë të madhe. Autizmi është një spektrum i çrregullimeve, shfaqet në infancë dhe fëmijëri të hershme duke shkaktuar vonesa në zona bazike të zhvillimit si të mësuarit të ecë, luajë apo ndërveprojë me të tjerë. Shenjat dhe simptomat e autizmit variojnë po ashtu dhe efektet. Disa fëmijë me autizëm kanë çrregullime mesatare, ndërkohë të tjerë probleme më të mëdha për të kaluar. Në studion e "Rreze Dielli" Eriselda Dyrmishi, terapiste zhvillimi, tregoi disa nga shenjat më dalluese të një fëmije autik... Në ditën botërore të autizmit, OBSH thotë se 1 në 170 fëmijë diagnostikohet me autizëm. Në vendin tona s'ka të dhëna, ndërsa apelohet rritja e numrit të specialistëve dhe qendrave të trajtimit të simptomave.
Sipërmarrësja dhe udhëtarja profesioniste siç e quan ajo veten, Eda Bano, këtë herë ka vizituar Afrikën. Madje, pas dasmës 'alla Marilyn Monroe' në Las Vegas, Eda rimartohet sërish me bashkëshortin e saj, këtë herë në Afrikë, veshur me fustanin e bardhë, shoqëruar nga gjirafat dhe mëngjeset përrallore mes rinocerontëve, por jo vetëm... Afrika nuk është i vetmi destinacion që Eda ka përzgjedhur ta vizitojë dhe ta shijojë si një vendase e vërtetë. Si një aventuriere pasionante, ajo pothuajse ka foto nga çdo skaj i botës, veçanërisht nëpër vendet ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nuk do të mendonin se do të shkonin. Në studion e "Rreze Dielli" Eda Bano ndan eksperiencën e dasmës së saj të veçantë përmes fotove që të lënë vërtetë pa fjalë...
Grupi i kërcimit 'The Beat Killers' shkëlqen në 'World of Dance', kampionatin më të madh të kërcimit në botë, duke rrëmbyer çmimin e parë! Elsona, Xhesi, Stamatina, Fabiola, Denalda, Luana, Sara, Brisilda dhe Laura, janë 9 vajzat e grupit të parë shqiptar që rrëmbyen çmimin e parë në "World of Dance" në Greqi në disiplinën e hop hop-it, kategoria Junior. Disa ditë pas marrjes së këtij çmimi zbulojmë më tepër për këtë grup kërcimi i pozicionuar në qendër të Kamzës, me të rinj të cilët kanë rrëzuar çdo tabu dhe paragjykim. Mes një konkurence të fortë dhe pjesëmarrjes nga vende të ndryshme të botës, grupi shqiptar i drejtuar nga Presidenti i Akademisë, koreograf Arbiol Dardha si dhe koreografi Ermal Paraspuari, ngritën trofeun e tyre në Athinë duke ngritur lart dhe emrin e vendit tonë në këtë kompeticion të kërcimit "World of Dance". Në studion e "Rreze Dielli" grupi i vajzave sjell performancën që i çoi drejt fitores si dhe zbulojnë ambicien e tyre të rradhës...