Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Tetor 2026, Receta/ Profesionet që po synojnë tregun / Rrëfehet mbesa e Ali Asllanit

2 Tetor, 14:46 | Përditesimi: 2 Tetor, 14:50

Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte shtëpie / Kabuni tradicionale / Supë me makarona me koncentrat perimesh të bërë vetë.

Industria e bukurisë prej vitesh është kthyer në një nga sektorët më të kërkuar, duke krijuar një treg ku nevoja për profesionistë të rinj dhe të mirëtrajnuar është gjithnjë e më e madhe. Në një kohë kur standardet e kësaj industrie zhvillohen me ritme të shpejta, edhe të rinjtë shqiptarë kanë sot më shumë mundësi për të marrë një formim profesional dhe për ta kthyer pasionin e tyre në një profesion. Në këtë drejtim vjen edhe Frontera Academy, e cila ka çelur sezonin e ri të trajnimeve, duke zgjeruar programet profesionale në disa prej fushave më të kërkuara të bukurisë dhe estetikës. Por çfarë ofrojnë këto programe, cilat janë aftësitë që kërkon sot tregu dhe çfarë mundësish krijohen për ata që duan ta ndërtojnë karrierën e tyre në këtë industri? Për të folur më shumë rreth këtyre mundësive, kemi sot në studio zv/drejtoreshën e Frontera Academy, Evis Sinojmeri.

Vargjet e Ali Asllanit vazhdojnë të jetojnë, të emocionojnë dhe të rizbulojnë një poet me shumë dimensione: liriken e dashurisë, ndjeshmërinë ndaj natyrës, por edhe zërin e fortë patriotik e politik. Ribotimi i veprës poetike “Ali Asllani”, nga Shtëpia Botuese Dudaj, rikthen tek lexuesi krijimtarinë e një prej poetëve të rëndësishëm shqiptarë të shekullit XX. Në një rrëfim të veçantë për “Rreze Dielli”, stërmbesa e tij, Kiara Asllani, sjell kujtime, detaje familjare dhe një përjetim personal të figurës së poetit, ndërsa rikthimi në Vajzë të Vlorës, vendi ku Ali Asllani dëgjonte rapsoditë dhe merrte frymëzim, e bën këtë histori edhe më të veçantë. Nga poezia patriotike dhe vargjet e drejtpërdrejta për Shqipërinë, te lirika sensuale dhe dashuria për gruan, natyrën e jetën, reportazhi sjell një tjetër këndvështrim mbi Ali Asllanin: atë të poetit që vazhdon të jetojë përmes vargjeve, kujtimeve dhe brezave të familjes së tij. Një udhëtim mes poezisë, kujtesës dhe rrënjëve familjare, aty ku “gjaku thërret” dhe shpirti i poetit rikthehet sërish në vendin që e frymëzoi.

MC/Shqiptarja.com