Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Korrik 2026 – Receta / Myku i thonjve, trajtimi natyral

20 Korrik, 15:13 | Përditesimi: 20 Korrik, 15:13

Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byreçka me djathë / Patate jahni me patëllxhanë / Sallatë me patate të ziera / Gliko me dardha.

Në "Bima dhe Shëndeti" trajtojmë një problem shumë të përhapur, por shpesh të neglizhuar: infeksionin mykotik të thonjve, i njohur edhe si onikomikoza. Cilat janë shkaqet që e favorizojnë shfaqjen e tij? Si mund ta dallojmë në fazat e para? Dhe mbi të gjitha, a ekzistojnë kura natyrale që ndihmojnë në trajtimin dhe parandalimin e këtij problemi? Në "Rreze Dielli" specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, shpjegon faktorët që ndikojnë në shfaqjen e mykut të thonjve, rëndësinë e diagnostikimit në kohë dhe ndan me ne këshilla mbi përdorimin e bimëve mjekësore dhe kurave natyrale që mund të ndihmojnë në trajtimin e tij.

MC/Shqiptarja.com