Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Qershor 2025 – Receta/ Ankthi, metabolizmi dhe organet/ Magji akrobacie

20 Qershor, 16:03 | Përditesimi: 20 Qershor, 16:03

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patate furre me krem dhe djathë / Meze me patëllxhanë të pjekur me djathë dhe bimë aromatike / Kabuni, receta autoktone shqiptare.

Në studion e “Rreze Dielli” ndajmë një bisedë interesante me psikologen e njohur Ema Bruci, e cila na ndihmon të kuptojmë lidhjen e ndërlikuar mes ankthit, metabolizmit dhe peshës trupore. A ndikon stresi dhe ankthi në mënyrën se si trupi jonë tret, ruan ose djeg kaloritë? Pse disa njerëz humbin oreksin dhe dobësohen, ndërsa të tjerë hanë më shumë dhe shëndoshen? Tregojmë sesi ankthi ndikon në metabolizëm dhe hormonin e kortizolit; arsyet psikologjike pas ndryshimeve të papritura në peshë; roli i terapisë psikologjike në rregullimin emocional dhe fizik, dhe si të gjejmë balancën mes mendjes, trupit dhe ushqimit. Psikologia Ema Bruci ndan këshilla praktike dhe qasje terapeutike për të kuptuar më mirë trupin në kohë ankthi dhe për të arritur një mirëqenie të qëndrueshme – brenda dhe jashtë.

Pak ditë më parë një video bëri xhiron e rrjetit, një moment spektakolar i akrobates Fiona Rushiti, e cila "habiti" udhëtarët në autobuzin e unazës, me një performancë të papritur: Akrobaci mahnitëse varur prej flokëve! E ftuar në studion e “Rreze Dielli” akrobatja që sfidon gravitetin, tregon për sfidat, emocionet dhe vështirësitë që ajo përballet çdo ditë në këtë art ekstrem. Ajo na ndihmon të kuptojmë më mirë se si një akrobate mund të ketë sukses, ndërsa përballohet me rrezikun dhe adrenalinën e jashtëzakonshme pa të cilën duket se nuk jeton dot, teksa tregon se ka performuar dhe në 15 metra lartësi pa rrip sigurie. Në fund një surprizë e këndshme nga ‘Yjet e vegjël të akrobacisë’ - një performancë fantastike në studio.

MC/Shqiptarja.com