Zonja Albana solli katër receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me gjizë dhe spinaq / Qepë të mbushura / Supë me spinaq dhe oriz / Sallatë me marule e vezë.
Varësia nga rrjetet sociale tek fëmijët dhe të rinjtë: emergjencë e re shëndetësore! Rrjetet sociale duhet të përdoren mirë, por jo të demonizohen! Varësia nga rrjetet sociale tek të rinjtë është një çështje që ka ngritur shumë vëmendje në ditët e sotme. Përdorimi i shumë rrjeteve sociale dhe kohë e gjatë e shpenzuar në to mund të çojë në ndikime mjaft të dëmshme. Një emergjencë e re shëndetësore, shprehet Dr. Skender Brataj, e cila manifestohet edhe me përhapjen gjithnjë e më shqetësuese të çrregullimeve të ushqyerjes, rritjen e çrregullimeve të shëndetit mendor dhe emocional, gjithnjë e më të përhapura jo vetëm në moshat e rritura, por sidomos në brezat e rinj. Një masakër e heshtur, përballë së cilës nuk mund të qëndrojmë indiferentë! Por si duhet vepruar? Askush nuk ka një formulë të gatshme, por nuk duhet të presim! Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me Dr. Skënder Brataj, Kreu i Urgjencës Kombëtare dhe psikologen klinike Adelina Pjetra.
Nxënësi shqiptar Ted Qamo, "gjeniu i olimpiadave" rrëfen pasionin për matematikën trashëguar nga gjyshja. Në studion e “Rreze Dielli” së bashku me mësuesin e tij, profesor Halit Shehu, tregojnë përpjekjet e përgatitjet sistematike për çdo olimpiadë… Vetëm pak ditë më parë, 18 vjeçari Ted Qamo nga shkolla e mesme “Petro Nini Luarasi” u shpall fitues absolut i vendit të parë i Olimpiadës Kombëtare të Matematikës për gjithë Shqipërinë. Ka qenë vetë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, e cila ka surprizuar fituesin, kur në një moment emocionues ka hyrë në klasë, dhe ia ka dhënë personalisht lajmin e fitores. Ted Qamo nxënës i klasës së 12-të, arriti të grumbullonte 46 pikë, tregues i një aftësie të jashtëzakonshme në fushën e matematikës.