Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona guackë me mish dhe salcë kremoze / Tavë me patëllxhanë dhe patate / Hallvë me miell misri, arra dhe susam.
Jemi në ditët më të nxehta të verës, një periudhë kur temperaturat e larta ndikojnë ndjeshëm në organizmin tonë dhe kërkojnë më shumë kujdes për të ruajtur shëndetin. Vapa e fortë, ekspozimi i zgjatur në diell dhe humbja e lëngjeve mund të sjellin probleme të ndryshme, duke filluar nga lodhja, dehidratimi dhe ulja e tensionit, deri te komplikacione më serioze, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të popullatës. Për këtë arsye, në “Bima dhe Shëndeti” do të ndalemi te mënyrat më të mira për t’u mbrojtur nga i nxehti veror dhe për të përballuar temperaturat e larta pa rrezikuar shëndetin. Së bashku me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, do të flasim për këshillat praktike që duhet të ndjekim gjatë ditëve të nxehta, si të kujdesemi për organizmin tonë dhe cilat janë shenjat që tregojnë se trupi po vuan nga vapa dhe mungesa e hidratimit. Një vëmendje të veçantë do t’ua kushtojmë të moshuarve dhe fëmijëve, dy grupmosha që janë më të rrezikuara nga temperaturat ekstreme. Do të mësojmë se çfarë masash duhen marrë për të shmangur goditjen nga të nxehtit, si të ruajmë ekuilibrin e lëngjeve në organizëm dhe cilat janë disa çajra dhe pije natyrale me bazë bimore, të cilat ndihmojnë në hidratimin e organizmit, freskimin e trupit dhe përballimin më të lehtë të vapës. Bimët mjekësore kanë qenë prej kohësh aleatë të rëndësishëm të shëndetit dhe gjatë stinës së verës ato mund të ofrojnë alternativa të thjeshta, natyrale dhe shumë të dobishme për mirëqenien tonë.




















