Në kendin e gatimit të “Rreze Dielli” sot përgatitëm tre receta tradicionale plot shije. Zonja Albana tregoi mënyrën e përgatitjes së Petullave që nuk thithin vaj, ndërsa Shefi i kuzhinës nga Kosova Arsim Kqiku, sugjeroi dy receta tipike të traditës kosovare: Kaçamak me miell misri dhe Fërgesë me presh.
Të mirat dhe mëkatet e fenomenit të globalizmit dhe romantizmit në ditët e sotme. Sociologu Gëzim Tushi sjell botimin ‘Globalizmi dhe Romantizmi Antikapitalist’. Vazhdon me intensitet punën e vet studimore, hulumtuese e krijuese sociologu, Gëzim Tushi. Si gjithnjë, të fokusuar në fushat e gjëra të sociologjisë dhe problemeve sociale, të filozofisë, psikologjisë dhe shqetësimeve ekzistenciale që ka sjellë koha postmoderne. Gjithnjë me tendencë të qartë, i fokusuar në diagnostikimin e fenomeneve psikologjike, materiale dhe efektet sociale që ato reflektojnë në jetën e shoqërisë tonë. Libri i tij i fundit, duket intrigues që në titull “Globalizmi dhe Romantizmi Antikapitalit”, është interesant për objektin e tij, mënyrën optimiste të trajtimit të efekteve dhe kundërefekteve të globalizmit në shoqërinë e sotme universal, por edhe në nivel kombëtar. Gezim Tushi beson në mënyrë të patundur se globalizmi mbetet e ardhmja e njerëzimit dhe sjell argumentime kundër idesë sempliste se “globalizmi do sjellë një çorbë kulturore të padiferencuar”.
Në studion e Rreze Dielli ishte këngëtarja e muzikës qytetare të jugut Adriana Koreta, e cila tha se do jetojë përfundimisht në Shqipëri pas rikthimit nga Anglia. Vlonjatja tregoi pse e la Londrën ku jetoi që nga fëmijëria, për të vazhduar jetën dhe karrierën në Shqipëri me projekte të reja muzikore. Në studio ajo këndoi polifoni, dhe prezantoi dy videoklipet dedikuar nënës dhe vendit të saj.