Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me patëllxhanë, domate e djathë / Pite me gjalpë.
Numerologjia është një nga disiplinat më të vjetra ezoterike, që ka tërhequr vëmendjen e njerëzimit për shekuj me rradhë. Ajo studion ndikimin e numrave në jetën tonë personale, emocionale dhe shpirtërore. Sipas kësaj praktike, çdo datë lindjeje përmban një energji të veçantë, e cila ndikon në karakterin, qëllimet dhe rrugën jetësore të një personi. Një nga konceptet më interesante është numri i fatit, që përllogaritet në bazë të datës së lindjes, konkretisht muajit dhe vitit, dhe që sipas numerologjisë zbulon një pjesë të karakterit dhe të ardhmes sonë. Për të na ndihmuar të kuptojmë më mirë këtë fushë dhe mënyrën e përllogaritjes së numrit të fatit, flasim në studion e "Rreze Dielli" me astrologen dhe numerologen e njohur Liza Gjika.
Jemi në kohë virozash, një periudhë kur temperaturat e luhatshme dhe përhapja e infeksioneve virale prekin gjithnjë e më shumë njerëz. Çdo ditë dëgjojmë raste me bark, të vjella, temperaturë dhe dobësi të përgjithshme. Organizmi ynë, veçanërisht gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit, bëhet më i ndjeshëm ndaj sulmeve nga viruset dhe bakteret, ndaj forcimi i sistemit imunitar është më i rëndësishëm se kurrë. Por si ta mbrojmë trupin tonë në mënyrë natyrale? Cilat janë kurat që na ofron natyra dhe si mund të përfitojmë nga fuqia shëruese e bimëve mjekësore? Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe për të kuptuar më shumë rreth mënyrave natyrale për të rritur imunitetin dhe për t'u mbrojtur nga virozat e stinës, flasim në "Rreze Dielli" me specialistin e njohur të bimëve mjekësore, Ylli Merja. Ai na sjell këshilla praktike, kura popullore të provuara dhe receta natyrale për të mbajtur trupin të fortë dhe të shëndetshëm në këtë periudhë sfiduese.





















