Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Brushtull, gatim tradicional me spinaq dhe miell misri / Tavë me qepë të grira dhe vezë/ Supë krem me vezë të rrahura.
Vetëm pak ditë më parë u zhvillua një trajnim i veçantë '7 ditë heshtje drejt vetëvetes', me mjeshtrin e meditimit Sheki Useini, një ngjarje e madhe me karakter spiritual, shkencor dhe transformues. I ftuar në studion e “Rreze Dielli” mjeshtri Useini na tregon se cilat janë benefitet e kësaj përvoje, ai u shpreh se ky trajnim i ngjante një pelegrinazhi drejt shpirtit dhe zemrës, duke kërkuar përgjigjet më të mëdha “Kush jam unë?” dhe “Për çfarë jetoj?”. Sfida ishte shumë e madhe, megjithatë 23 pjesëmarrësit treguan një përkushtim të hekurt, dinjitet dhe dashuri në atë që bënin. Afër 15 orë meditim në ditë, pastrim nga frikërat e së kaluarës, programim për një të ardhme ndryshe, pa celularë, pa folur, pe lexuar, pa u shikuar në sy, madje edhe duke u ushqyer me sy mbyllur…Qetësia është definitivisht ilaçi më efikas për ta freskuar shpirtin dhe mundësia për të prekur disa zona të thella në brendi të vetes, që nuk janë ndriçuar kurrë më parë. Nëpërmjet një lidhje skype nga Presheva, sipërmarrësi Astrit Hasani, pjesëmarrës në këtë këtë trajnim u shpreh se ishte një përvojë unike kënaqësie dhe lumturie.
Pas bashkëpunimit të suksesshëm me këngëtaren e njohur greke Glykeri, Dasho Kurti rikthehet me një tjetër version të këngës “25 Gërsheta”, por këtë herë më këngëtarin Petros Gaitanos. Dasho Kurti është me origjinë nga Elbasani dhe prej shumë vitesh është pjesë e ekipit të këngëtares së njohur greke Glykeria, e cila ishte në Shqipëri para dy vitesh në një koncert shumë të pëlqyer nga publiku shqiptar. Glykeria këndoi shqip këngën “25 gërsheta” kur u ftua në televizionin “Mega Channel” dhe nga ai moment kënga u bë një hit në Greqi dhe jo vetëm. I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, nëpërmjet një lidhje skype nga Greqia, muzikanti shqiptar Dasho Kurti rrëfen bashkëpunimet e suksesshme me këngëtarët e njohur te muzikës popullore greke nga Glykeria tek Dalaras, Parios, etj. Në fund të bisedës Kurti u surprizua nga një videomesazh ardhur enkas për Report Tv, nga këngëtarja greke Glykeria, e cila u shpreh se “Shqiptarët janë pjesë e jetës time”.