Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Hashure me fruta të thata / Supë me oriz dhe mish të grirë.
Në ditët e sotme, një nga rreziqet më të padukshme, por njëkohësisht më të përhapura për shëndetin tonë janë mikroplastikat. Këto grimca të imëta plastike, të padukshme për syrin e lirë, kanë depërtuar tashmë në ajrin që thithim, në ujin që pimë dhe në ushqimet që konsumojmë çdo ditë. Studimet e fundit tregojnë se mikroplastikat mund të grumbullohen në trupin e njeriut, duke ngritur shqetësime serioze për ndikimin e tyre në tru, sistemin hormonal dhe shëndetin e përgjithshëm. Specialisti i bimëve mjekësore, Yll Merja, ngre alarmin në "Rreze Dielli", për rrezikun që vjen nga mikroplastikat, duke shpjeguar burimet kryesore të tyre dhe mënyrat se si ato futen në organizmin tonë. Ai thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe të ndërmarrjes së hapave konkretë për të reduktuar ekspozimin, si dhe sugjeron metoda natyrale për të ndihmuar në pastrimin e trupit dhe mbështetjen e funksioneve të trurit. Në një botë gjithnjë e më të ndotur nga plastika, të kuptuarit e këtij fenomeni dhe marrja e masave parandaluese nuk është më zgjedhje, por domosdoshmëri për të mbrojtur shëndetin tonë dhe të brezave të ardhshëm.





















