Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Speca të mbushura me kuskus / Byrek me qepë dhe domate / Gjellë verore me speca dhe domate.
‘Lekë Dukagjini i kohëve moderne’, aktori dhe skulptori Llesh Biba vjen në studion e Rreze Dielli, si asnjëherë më parë me mjekër të gjatë e i veshur në mënyrë të çuditshme… Llesh Biba, një artist multidimensional, aktor dhe skulptor njëkohësisht, i cili i jep formë gurëve mijëvjeçarë, mermerit dhe drurit duke i shndërruar në simbole dëshmitare. Biba ka gdhendur në dru momentet më të rëndësishme historike të Shqipërisë dhe Kosovës, që nga antikiteti e deri në ditët e sotme. Por Llesh Biba, është dhe një personazh karizmatik që si një udhëtar udhëton në vende të largëta për të dëshmuar historinë… I veshur si Lekë Dukagjini me kanunin në duar i kthyer pas në kohë, tregon disa nga zakonet e Kanunit që nga lajmëtari deri tek dashuria dhe martesa.