Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qahije të mbushura / Brokoli, lulelakër dhe karrota me krem në furrë / Supë me oriz, tradita e Shkodrës / Majonezë shtëpie.
Familja e bashkuar është një ndër elementet kyç të një shoqërie të shëndetshme dhe funksionale. Një familje e bashkuar ndihmon në zhvillimin e personalitetit dhe moralit të fëmijëve si dhe ndihmon në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të dashur për të gjithë anëtarët e saj. Në studion e “Rreze Dielli” pedagogu Xhonatan Pano flet për rëndësinë në ditët e sotme të një familje të shëndetshme… çfarë po e rrezikon familjen shqiptare sot? Ai fton të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë në Konventën e 3-të të Familjes me temën “Së bashku qëndrojmë” një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare organizuar nga Koalicioni Shqiptar Pro Familjes & Jetës, një mbështetje e rëndësishme në betejën e vlerave të mbrojtjes së familjes, lirisë dhe traditës.
Mbipesha tek gratë dhe shëndeti hormonal i tyre në kohët e sotme…Ndjeheni të fryrë, të acaruara, apo thjeshtë jo në formë të mirë? Jeni të lodhur, keni pagjumësi, dhimbje koke, shtoni në peshë pa e kuptur apo keni vështirësi në rënie nga pesha, vëreni ndryshime në lëkurë dhe në flokët tuaja? Shkaku i të gjitha këtyre mund të jete një ç’ekuilibër i hormoneve tuaja. Disbalancat hormonale janë problematika të cilat nuk duhen neglizhuar, pasi pasojat mund të jenë të ndryshme. Me Adja Angjeli - mentore shëndeti, çertifikuar për shëndetin hormonal, flasim për mbipeshën tek gratë lidhur me hormonet, si të kuptojmë që kemi një problem hormonal, cilat janë shenjat dhe simptomat, dhe si të rikthejmë balancat për një jetë sa më të shëndetshme.