Zonja Mirela solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakror me presh dhe gjizë / Oshmar me dhallë / Qofte me patate dhe ton / Karamele me xhelatinë.
Shikimi është një nga shqisat më të rëndësishme, por shpesh priremi ta marrim si të mirëqenë, derisa shfaqen shqetësimet e para. Sytë tanë mund të na japin sinjale të rëndësishme për shëndetin, ndaj njohja e shenjave paralajmëruese dhe kontrollet e rregullta janë thelbësore, si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit. Në një kohë kur ekranet janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë, sidomos për fëmijët, lindin shumë pyetje: Sa ndikojnë telefonat në shikim? Kur duhet të shqetësohen prindërit? Çfarë duhet të dimë për miopinë, përdorimin e syzeve dhe syrin dembel? Dhe a mund të na tregojnë sytë diçka më shumë për shëndetin tonë të përgjithshëm? Për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe për të kuptuar se cilat shenja nuk duhet t’i neglizhojmë, flasim në studion e Rreze Dielli me okulisten Matina Çobo.
Në Rreze Dielli me estetisten Sidorela Gremi, zbulojmë teknika dhe metoda natyrale që mund t'i bëni lehtësisht në shtëpi për të reduktuar rrudhat rreth syve, rrathët e zinj dhe për të rritur elasticitetin e lëkurës. Mësoni sekretet e një rutine të thjeshtë e efektive për një pamje të freskët dhe të shëndetshme!


















