Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Rosë e karamelizuar me salcë avokadoje / Japrak me gjethe rrushi / Supë me domate dhe oriz.
Në ditën botërore të skizofrenisë flasim me mjeken psikiatre Arjana Rreli, për simptomat dhe shkaqet e kësaj sëmundjeje që prek miliona njerëz në botë. Skizofrenia është një sëmundje serioze mendore që sipas ‘Organizatës Botërore të Shëndetësisë’, prek më shumë se 21 milionë njerëz në mbarë botën. Skizofrenia është një gjendje mendore shumë komplekse, që mund të ndikojë në mënyrën se si një person mendon, ndjen dhe përjeton botën përreth tij. Dëmtimi që sjell kjo sëmundje, në të shumtën e rasteve shkakton probleme në funksionimin individual, familjar, profesional dhe shoqëror. Dita e sotme, 24 Maj, shënon ‘Ditën Botërore të Skizofrenisë’, për të nderuar edhe Dr. Philippe Pinel, nga Franca, i cili ishte një nga figurat më të rëndësishme në trajtimin e të sëmurëve me këtë sëmundje. Cilat janë kriteret e sakta pёr identifikimin e individёve qё vuajnё nga skizofrenia? A ka një shkaktar ky çrregullim i rëndë mendor? Cilat janë shenjat dhe simptomat e para që shfaqin njerëzit me këtë diagnozë dhe a është e shërueshme kjo sëmundje e shëndetit mendor?
Një bisedë me Tan Brahimin, shkodranin me një humor të lindur. “Fama” pas Big Brother, karriera, familja dhe pasionet jashtë skene… I qeshur, me super humor dhe i qetë, këto janë epitetet që e karakterizojnë më së miri Tan Brahimin, aktorin shkodran që duket se humorin e ka në vena. Të gjithë e mbajnë mend Tanin në rolet e tij të spikatura si në Alpazar ashtu dhe në Portokalli. Pas futjes në shtëpinë më të famshme të Reality Show, Tani mori vëmendjen për batutat e tij si dhe karakterin tepër pozitiv. Brahimi rrëfen famën pas daljes nga Big Brother Vip si dhe marrëdhëniet me banorët... Gjithashtu ai ndan në studion e “Rreze Dielli” historinë e trishtë të ndarjes aksidentalisht nga jeta të dy prindërve, por duke dhënë një mesazh për të gjetur forcën dhe për t’u ringritur. Sot, Tan Brahimi është baba i tre fëmijëve që janë gjëja e tij më e shtrenjtë.