Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Sherden, gatim plot shije i traditës / Mantia me patate dhe mish të grirë / Gogozhare shtëpie.
Numri i lartë i turistëve që pritet të vijnë në vendin tonë këtë vit, sfidon gastronominë shqiptare dhe restorantet në mbarë Shqipërinë, për të qenë në lartësinë e duhur të kërkesave, por a jemi ne gati për atë që njihet si “turizmi gastronomik”? A është gastronomia një nga pikat e forta të turizmit shqiptar? Nëse ka një gjë që të huajt e preferojnë, është pjesa e kuzhinës tonë që mbahet fort tek tradita, ku kryesisht është kuzhina ballkanase, me bazë mishi apo peshku për zonat bregdetare. Çfarë i tërheq më së shumti turistët e huaj nga kuzhina jonë? Por, turizmi gastronomik shkon përtej kuzhinës, pjatave dhe njohjes së tregut, ndaj është e nevojshme të zhvillohet një zinxhir vlerash, nga prodhimi dhe përpunimi në konsum. Me rritjen e kërkesës për turizmin gastronomik, rritet edhe konkurrenca, ndaj ne duhet të jemi gati për të përballuar një fluks të tillë turistësh që e dinë çfarë kërkojnë dhe duan të shijojnë. Flasim në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e kulinarisë, sipërmarrësen Dhurata Thanasi dhe shefin e kuzhinës Fundim Gjepali.
I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, një personazh tejet i njohur në fushën televizive, Meridian Ramçaj, i cili së fundmi ka bërë një ‘revolucion’ me fizikun e tij, ka humbur plot 22 kilogramë në pak kohë. Ai na tregon sekretin e dobësimit prej 22 kg dhe dietën ushqimore që po ndjek… Gjithashtu, duke qenë se jemi vetëm një ditë përpara finales së madhe të Big Brother Vip, Meridian Ramçaj si një ish-banor i BBV i edicionit të kaluar, na tregon se cili është sipas tij fituesi i këtij edicioni.